Këtë të mërkurë është ndarë nga jeta këngëtari i njohur Kujtimi Prodani pas një beteje të gjatë me Covid-19.
Për humbjen e papritur të Prodanit mesditen e sotme shumë artistë kanë shprehur ngushëllime për largimin e parakohëshm të këngëtari, një ndër to ishte Rovena Dilo.,
Dilo nëpërmjet një lidhje telefonike me “Faxnews” e kujton Prodanin si një artist të shëlqyer dhe një koleg i jashtëzakondshë.
Ajo shton se Kujtimi ishte një djalë i kulturuar dhe me shije për jetë dhe të bukurën, ndërsa shton se lajmin e hidhur të marrë disa momente më parë nga miqtë e saj ishte vërtet shokues dhe i pabesueshëm.
“Unë Jam akoma e shokuar, jam shumë e mërzitur e pikëlluar sepse Kujtimi përveç se një artisti, një muzikanti i shkëlqyer ishte dhe një shok, një koleg i jashtëzakonshëm. Ishte një djalë i kulturuar me shije jo vetëm muzikore por edhe për jetën, për të bukurën për artin për të gjitha.
Përveç kësaj ai është djali i dy artistëve të mëdhej Shqiptarë i këngëtares së madhe Anita Take dhe Agim Prodanit të mrekullueshëm, është jashtëzakonisht shokuese që disa çaste më parë më lajmëruan se vdiq Kujtim Prodani, më duket si e pamundur”,- U shpreh Rovena Dilo.