19:49 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Largimi i Shkullakut dhe Lelës nga detyra, reagon Basha: Kur politika, biznesi dhe media bëhen bashkë, ditë të zeza për Shqipërinë

12:02 | 12/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Largimi i Shkullakut dhe Lelës nga detyra, reagon Basha: Kur politika, biznesi dhe media bëhen bashkë, ditë të zeza për Shqipërinë

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me largimin nga detyra të Armand Shkullakut nga “ABC News” dhe Alfred Lelas nga gazeta “Mapo”.

Basha shprehet se ky është një lajm i keq për vendin, një hap drejt zaptimit të medias, një ditë e zezë për median, lirinë dhe demokracinë.

Sipas kreut të opozitës, kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për popullin. Ndaj është koha që qytetarët të bëhen bashkë kundër tyre.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Dje ishte një ditë e zezë për median, lirinë dhe demokracinë.

Largimi i dy drejtuesve, Armand Shkullaku nga ABC news dhe Alfred Lela nga gazeta MAPO, është një lajm i keq për vendin, është një hap më shume drejt zaptimit të medias nga një regjim i korruptuar e kriminal.

Armand Shullaku dhe Alfred Lela nuk kanë nevojë për vlerësimin tim, sepse ata i kanë vlerësuar dhe respektuar qindra mijëra shqiptarë në shumë vite kontribut publik. Ata nuk kanë nevojë as për mbrojtjen time, sepse puna, talenti dhe aftësia e tyre janë mbrojtje ndaj çdo lloj regjimi.

Por largimi i tyre, vetëm për t’i vënë këto media në shërbim të plotë ndaj qeverisë është lajm i keq për të gjithë.

Është lajm i keq sepse kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për një vend dhe popull. Kjo ditë ka ardhur për Shqipërinë.

Ata janë bërë bashkë për të ruajtur pushtetin dhe paranë. E keqja është bërë bashkë, kundër qytetarëve.

Tani është koha që qytetarët të bëhen bashkë kundër tyre. Ne nuk do t’ia dorëzojmë vendin sunduesve që pas fasadave dhe mashtrimeve mediatike po vjedhin dhe po vrasin një vend dhe një popull.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: alfred lelaarmand shkullakululzim bashareagim
Pas

Çmenduri, shkodrani bën foto me makinë mbi liqenin e ngrirë (FOTO)

Para

Bora dhe akulli ”mbushin” Spitalin e Traumës, vetëm gjatë paradites 58 raste me fraktura

Para
Shënohet një tjetër viktimë nga i ftohti, gjendet i pajeti i dytë në Sarandë

Bora dhe akulli ''mbushin'' Spitalin e Traumës, vetëm gjatë paradites 58 raste me fraktura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

Joe Biden reagon pasi u diagnostikua me kancer: Na prek të gjithëve! Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.