Nga sot Sokol Balla nuk do të jetë më drejtori i Informacionit në Top Channel. Lajmin e dhënë sot e ka konfirmuar vetë ky televizion i cili njofton se në vend të Sokol Ballës është komanduar për një periudhë të pacaktuar kohore, Endri Xhafo.
“Sokol Balla largohet nga detyra e Drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00″,- deklaron Top Channel.
Televizioni ndërkohë nuk sqaron motivet e këtij vendimi. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post