Saimir Tahiri ka qenë padyshim një nga njerëzit më të besuar të Ramës përgjatë gjithë këtij katërvjeçari qeverisës. Përveç postit të Ministrit të Brendshëm ai ka qenë dhe kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën.
Sot ish kryeministri Berisha ka nxjerrë një foto pikante gjatë një mbledhje të një prej degëve të PS-së në Tiranë.
Kjo për të treguar se Rama është po njësoj përgjegjës sa Tahiri për qëndrimet në qeverisje. Nuk dihet nëse kjo është një provokim pasi fotoja është bërë më herët.
Në mur ku zakonisht, ku zakonisht vendoset fotografia e kryetarit të Partisë, ato kanë bërë një bashkim fotosh dhe kanë shtuar edhe Tahirin.
”Gëzuar 8-marsin”, shkruan Berisha si diçiturë për foton. (E.K/SHUPLAKA)