Burimi për ‘Fax News’ bëjnë me dije se familjarë të autorit të Masakrës në Shëlli të Matit janë larguar nga banesa e tyre, përveç bashkëshortes së tij e cila ruhet nga forca të shumta policie.
Largimi ka ardhur pasi ata i frikësohen hakmarrjes së mundshme. Sot gjykata e Martit dha masën ‘arrest me burg’ për autorin e masakrës së trefishtë në Mat, Kujtim Koxhën.
Të enjten e kaluar ai hapi zjarr ndaj punëtorëve të bashkisë që po drekonin në një nga lokalet e zonës duke lënë të vrarë në vend Mentor Hoxhën, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani.
(B.H/Faxweb)