16:50 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Largohen me urgjencë 10 familje dhe 19 biznese, autoritetet mbyllin Kalanë e Krujës pas dëmeve nga tërmeti

15:44 | 03/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Largohen me urgjencë 10 familje dhe 19 biznese, autoritetet mbyllin Kalanë e Krujës pas dëmeve nga tërmeti

Autoritetet kanë vendosur të bllokojnë hyrjen e Kalasë së Krujës. Pas tërmetit të 26 Nëntorit, kjo kala pësoi dëmtime të rënda, ndërsa së fundmi është cilësuar si e rrezikshme për jetën e qytetarëve. Sipas burimeve, dëme të shumta ka tek kulla e orës dhe tek muri rrethues.

Për të garantuar sigurinë, askush nuk do të ketë më mundësi të hyjë në kala pasi është bllokuar. Po ashtu, autoritetet kanë marrë vendimin që të largojnë me urgjencë nga ambientet pranë kalasë 10 familje dhe 19 biznese. Jeta e qytetarëve qytetarëve që banojnë aty dhe e atyre që punojnë është në rrezik për shkak se nga lëvizja e tokës janë çarë muret brenda kalasë.

Me qëllim evitimin e ndonjë fatkeqësie, 10 familje dhe 19 biznese do të sistemohen në një vend tjetër. Sot kanë qenë shumë arkeologë në Kalanë e Krujës dhe pritet të japin mendimin e tyre. Pak ditë më parë Ministria e Kulturës njoftoi për dëmtimet që kishin pësuar nga tërmeti Kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës.

Ministria në mënyrë kategorike ju ndaloi qytetarëve hyrjen në këto kala, por nga vëzhgimet në terren u vu re se ata ishin moskokëçarës. Prandaj janë marrë masa më ekstreme deri në bllokimin e hyrjes në Kalanë e Krujës.

(M. I./ Faxweb.al)

Etiketa: kalaja e krujesmbyllet hyrjaMinistria e Kultures
Pas

Dokumenti/ Spitali nr.1 jashtë funksionit nga tërmeti, QSUT dhe Ministria nuk e marrin seriozisht

Para

Dëmet nga tërmeti, reagon Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë: Domosdoshmëri hartimi i normave teknike

Para
FOTO/ Shokuese, copëtohen muret e pallatit në Durrës

Dëmet nga tërmeti, reagon Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë: Domosdoshmëri hartimi i normave teknike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sezoni veror, hapen 36 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug

KPA i jep fund procesit të rivlerësimit për Arqile Bashon, nuk ka më vendim përfundimtar

Elisa Spiropali u takua me Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari

I dënuar për trafik droge në Greqi, arrestohet shqiptari në pikën kufitare të Kakavijës

KAS shqyrton Lezhën, PD ankimoi edhe qarkun ku fitoi! Logu ankohet për Policinë: Na procedoi kandidatin Gjin Gjoni, u përfshi në fushatë! KQZ: S’ka prova!

Rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Indinë verilindore dhe Bangladesh, të paktën 38 të vdekur dhe qindra të evakuuar

Ofertë joshëse, kapitenit të Kombëtares i del emri në Katar

Sanksionet kundër Rusisë/ Presidentja e KE takohet me senatorin republikan: Duhet t’i japim fund kësaj lufte!

Britania 12 nëndetëse të reja bërthamore, Starmer: Të jemi gati për luftë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.