16:04 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Largohet drejtuesi i kompanisë së ChatGPT, shqiptarja Mira Murati merr drejtimin

08:30 | 18/11/2023
në Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Largohet drejtuesi i kompanisë së ChatGPT, shqiptarja Mira Murati merr drejtimin

Bordi i kompanisë OpenAI, që prodhon programin e inteligjencës artificiale ChatGPT, njoftoi të premten se ka larguar bashkëthemeluesin dhe njëkohësisht drejtorin ekzekutiv Sam Altman, pasi nga një proces shqyrtimi u zbulua se nuk është treguar gjithnjë i sinqertë në komunikimin me bordin.

Mira Murati, drejtuesja teknologjike e kompanisë OpenAI, do të marrë përsipër detyrën e drejtueses ekzekutive të përkohshme, ndërkohë që kompania do të fillojë procesin e gjetjes së një drejtuesi të përhershëm.

Një zëdhënës i kompanisë OpenAI nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment se për çfarë bëhej fjalë në mungesën e sinqeritetit të zotit Altman. Në deklaratë thuhej se sjellja e tij po pengonte bordin të ushtronte përgjegjësitë e tij.

Zoti Altman postoi të premten në rrjetin X, dikur i quajtur Twitter: “Më pëlqeu koha në OpenAI. Ishte transformuese për mua personalisht, dhe shpresoj disi edhe për botën. Mbi të gjitha më pëlqeu të punoja me njerëz kaq të talentuar. Do të kem më shumë për të thënë për ato çfarë do të vijnë më pas”.

Zoti Altman ndihmoi për krijimin e OpenAI si një laborator kërkimor jofitimprurës në vitin 2015.

Gjatë vitit të kaluar, ai u vu në qendër të vëmendjes globale si fytyra e kompanisë OpenAI pasi ChatGPT mori vëmendjen e publikut. Në një turne botëror në fillim të këtij viti, ai u sulmua nga një turmë fansash në një aktivitet në Londër.

Të enjten, ai mori pjesë në një takim të nivelit të lartë të drejtuesve të kompanive në kuadrin e konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në San Françisko, ku ka edhe selinë kompania OpenAI.

Ai parashikoi se inteligjenca artificiale do të dëshmojë se është “hapi më i madh përpara nga të gjitha revolucionet e mëdha teknologjike që kemi patur deri më tani”. Por ai gjithashtu pranoi nevojën për kufizime ligjore për ta mbrojtur njerëzimin nga kërcënimi ekzistencial i paraqitur nga përparimet tepër të mëdha që po bëjnë kompjuterat.

“Mendoj vërtet se bota do t’ia dalë mbanë dhe se të gjithë duan të bëjnë gjënë e duhur”, tha zoti Altman.

Si pjesë e tranzicionit të njoftuar të premten, presidenti dhe kryetari i bordit të kompanisë OpenAI, Greg Brockman, do të largohet nga roli si kryetar i bordit, por do të vazhdojë të luajë rol në kompani, duke i raportuar drejtores ekzekutive. Deklarata nuk jepte ndonjë shpjegim për këtë ndryshim.

Kompania Microsoft, partnere kryesore në biznes e kompanisë OpenAI, ka investuar miliarda dollarë në këtë kompani dhe ka ndihmuar në sigurimin e fuqisë kompjuterike për të operuar sistemet e saj të inteligjencës artificiale. Kompania Microsoft tha të premten se tranzicioni nuk do të ndikojë në këtë marrëdhënie biznesi.

“Kemi një partneritet afatgjatë me OpenAI dhe Microsoft mbetet i përkushtuar ndaj Miras dhe ekipit të tyre, ndërsa sjellim këtë epokë të ardhshme të inteligjencës artificiale për klientët tanë”, thuhet në një deklaratë të kompanisë Microsoft të dërguar me postën elektronike. VOA

Pas

Moti për sot/ Ulje e ndjeshme e temperaturave, shi në disa zona

Para

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 26-vjeçari

Para
Rrëzohet 3 vjeçarja brenda ambienteve të kopshtit të fëmijëve, dërgohet në spitalin e Korçës

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 26-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tirana dhe Dibra me përqindjen më të lartë, Vlora më të ulët/ Sa është pjesëmarrja në zgjedhje në 12 qarqet e vendit

Dibër/Katër shtetas procedohen për korrupsion zgjedhor, vetëgjyqësi, pengim qarkullimi dhe përdorim të paligjshëm të fenelinave policore

Sherr mes dy personave në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Milot

Procesi zgjedhor në Korçë monitorohet nga task-forca, agjentë të BKH-së po ndjekin nga afër procedurat

FOTO/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në rang Republike

Qesarakë/Denoncim për presion ndaj votuesve,brenda qendrës së votimit 1615

Tensione në Elbasan: Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë, përfundojnë në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.