Interi është duke kërkuar pasardhësin e portierit slloven, Samir Handanovic. Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta shesin portierin slloven, Samir Handanovic. Nuk dihet nëse kjo bëhet për arsye financiare nga ana e klubit zikaltër.
Ky i fundit është shtylla kryesore e Interit, por këta të fundit po e kërkojnë një portier për periudhë afatgjate.
Kandidat për ta zëvendësuar Handanovicin janë: Jan Oblak (Atletico Madrid dhe Mattia Perin (Genoa). (E.K/SHUPLAKA)