04:33 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Largohet Mariano Rajoy, kush është kryeministri i ri i Spanjës

18:50 | 01/06/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Largohet Mariano Rajoy, kush është kryeministri i ri i Spanjës

Socialisti Pedro Sanchez do të jetë kryeministri i ri i Spanjës, pas shkarkimit nga ky post të Mariano Rajoy-it. Parlamenti votoi në favor të një mocioni mosbesimi, shkaktuar nga një proces i gjatë gjyqësor që përfshinte anëtarë të partisë së qendrës së djathtë së Mariano Rajoy-it. Kryeministri i ri i Spanjës tha se do të punojë për modernizimin dhe transformimin e vendit, në një moment kompleks politik.

Mocioni i mosbesimit u kërkua nga shefi socialist i opozitës, Pedro Sanchez i cili mori sot 180 vota pro tij, 169 kundër dhe 1 abstenim. Por largimi i Mariano Rajoy-it, pas gjashtë vitesh në pushtet e vendos një nga pesë ekonomitë e para të Bashkimit Evropian në terren të pasigurt politik, sikurse Italinë që ndodhet përballë zgjedhjeve të parakohshme. Por në një kohë kur në Spanjë shumica e partive spanjolle dhe ajo e drejtuar nga Pedro Sanchez janë pro-evropiane, investitorët shohin më pak rrezik politik sesa në Itali.

Kryeministri i ri i vendit tha se do të punojë për ta modernizuar dhe tranformuar Spanjën.

“Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që kam në një moment kompleks politik për vendin. Ajo çka mund të them është se veç faktit që do të jem plotësisht i vetëdijshëm për këtë, do të përballoj të gjitha sfidat e vendit tonë me përulësi dhe përkushtim. Do të angazhohem me shumë vendosmëri, së pari për të transformuar dhe modernizuar vendin, gjë që Partia Socialiste gjithmonë e ka bërë kur ka qenë në qeveri dhe së dyti për të marrë pjesë në çështjet urgjente sociale të shumë njerëzve që jetojnë në kushte të pasigurta dhe vuajnë nga pabarazia. Do ta bëj këtë me konsensus, me përulësi, me shumë punë dhe angazhim “.

Kreu i Partisë Socialiste Pedro Sanchez bëhet kryeministri i shtatë që nga koha kur Spanja rivendosi demokracinë në fund të viteve ‘70 pas diktaturës së Francisco Franco. Dje ai tha se do të përpiqet të qeverisë deri në fund të mandatit parlamentar, në mesin e 2020-s. Por është e paqartë se sa kohë mund të zgjasë qeverisja e tij në një kohë kur në Asamblenë Legjislative janë vetëm 84 deputetë socialistë nga 350 anëtarë gjithsej të saj./VOA

Etiketa: kryeministerspanje
Pas

Trump merr letër nga Kim Jong-Un

Para

Keni plane për fundjavën? Lexoni çfarë parashikon moti

Para
Plane për plazh? Mësoni kur hyjmë ”zyrtarisht” në ditët me diell

Keni plane për fundjavën? Lexoni çfarë parashikon moti

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.