Largohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokutaj, 7 muaj pasi mori detyrën.
Mësohet se në vend të tij është caktuar Gjon Bardhi, i cili deri më tani mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.
Nuk dihen ende arsyet e largimit të Gjokutajt, ndërsa dyshimi është tek realizimi i planeve lidhur me të ardhurat në arkën e shtetit.
Treguesit fiskalë të 9-mujorit, të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë reflektonin një mosrealizim prej 4 për qind të planit të të ardhurave nga Doganat që i përgjigjet një shume prej 5 miliardë lekësh. Ndërsa nga Tatimet, të ardhurat e munguara në raport me planin në 9-mujor ishin 2.2 për qind apo 2.5 miliardë lekë.