Klubi i Kukësit i ka bërë një dedikim të veçantë largimit nga ekipi të futbollistit gjirokastrit, Ylli Shametit i cili ka luajtur per një periudhë 6-vjeçare me ekipin verilindor.
Në një njoftim zyrtar ku bëhet me dije edhe largimi i Shametit, klubi ka shprehur konsideratat më të larta për futbollistin si dhe ka deklaruar se, një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e Klubit hapur, edhe si pjesë e stafit teknik.
Njoftim zyrtar!
Futboll Klub Kukësi falenderon Ylli Shametin për kontributin e dhënë me fanellën tonë.
Gjatë 6 viteve me skuadrën kuksiane, ku shumicën e kohës si kapiten, qendërmbrojtësi ka qenë një nga futbollistët më profesionist në historinë e Klubit, si brenda ashtu dhe jashtë fushës së blertë.
35-vjeçari me skuadrën tonë arriti të fitonte Titullin Kampion, 2 herë Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën.
Në arenën ndërkombëtare ka luajtur rol kyç, pasi ka ndihmuar ekipin në kualifikimet europiane.
Me klasin dhe karakterin e tij prej lideri, ai i ka dhënë gjithmonë motiv bashkëlojtarëve, duke e çuar ekipin drejt sukseseve.
‘Mbreti’ i topave në ajër, por edhe shpesh herë autor golash, gjirokastriti do të jetë gjithmonë në zemrat dhe mëndjet e kuksianëve.
Një profesionist si Ylli Shameti do ta ketë gjithmonë derën e Klubit hapur, edhe si pjesë e stafit teknik
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post