Liridon Latifi është kthyer në Korçë për të filluar stërvitjen me Skënderbeun, pas një dite mungesë. Ai ka mohuar gjithashtu zërat se ka nënshkruar ndonjë kontratë dhe mohon të ketë qenë në Hungari.
Ai thotë se ka qenë në Vjenë një ditë më parë, por nuk jep detaje të tjera. Megjithatë, tashmë është e sigurt se lojtari ka mbyllur gjithçka dhe do të transferohet në Hungari pas dy takimeve të fundit me Skënderbeun.
Ndërsa për takimin me Dinamon e Zagrebit shprehet se takimi i parë do të vendosë shumë, ndësa thotë se një rezultat 2-1 nuk do të ishte keq.
“Nuk kam qenë në Hungari, por në Vjenë një ditë më parë. Them se më shumë do të flas pas Dinamos. Ëndrra ime është të kualifikoj Skënderbeun në Europë dhe më pas largohem i qetë”, përfundoi Latifi prononcimin për gazetën “Panorama Sport” para daljes në konferencë para mediave, për të cilat komentoi ndryshimet e ekipit.
Them se do të jetë një takim që do të vendosë shumë. Shpresoj të marrim një rezultat të mirë. Ndoshta humbja 2-1 në fushën e tyre do të ishte diçka shumë pozitive për ne. Kjo pasi në stadiumin tonë do të luanim për një fitore minimale dhe shanset do ishin shumë të mëdha”, u shpreh fillimisht Latifi në konferencë. (B.H/Shuplaka)