Pas zbardhjes së takimit të Aleksandër Soros me kryeministrin Rama, të cilin vetë Aleksander Soros e ka publikuar me anë të një fotoje në llogarinë e tij personale në Instagram, vijnë dhe komentet që kërkojnë llogari mbi gjithë këto lavde që i thuren Ramës.
Komentuesi i thotë se për ta provuar sa i mirë është Rama duhet që të vij të jetojë një javë në Shqipëri, ose në të kundërt ta marrë me vete Ramën në SHBA.
“Për cilat arsye janë të gjitha këto komplimente ?! Ejani dhe jetoni këtu për një javë, në Shqipëri (dhe a e dini) të tregoni se sa i mirë është kryeministri, ose merreni në SHBA në fondacionin tuaj. Unë jam i sigurtë se ai do të të begatojë”, shkruan një nga komentuesit.
Ka qenë vetë Aleks ai i cili e ka bërë të ditur takimin mes të dyve, ku nuk ka munguar as me postimin e një fotoje, ku shpreh dhe fjalët më të mira në drejtim të kryeministrit shqiptar.
“Ishte e mrekullueshme të takoheshim me kryeministrion ambicioz Edi Rama. Në Tiranë në një nga zyrat më unike dhe fresh që çdo kreu i qeverisë ka për të ofruar. Pastaj nuk mund të presim më pak nga një artist bashkëkohor, shkrimtar dhe ish-lojtar profesionist i basketbollit!”, shkruan Aleksis Soros. Po ashtu i vogli i Sorosve pati një vizitë dhe në ambjentet e ”Pazarit të Ri” në kryeqytet, shoqëruar nga nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku.
(M.Q/Faxweb)