Si çdo vit edhe sot përfaqësues të Partisë Komuniste kanë nderuar sot më 5 Maj të rënët e Atdheut në Varrezat e Dëshmorëve me foton e ish-diktatorit, Enver Hoxha, me grusht, banderola dhe yllin me pesë cepa.
Përfaqësuesit e Partisë Komuniste kanë provokuar të gjithë shqiptarët në një kohë që janë provuar krimet e diktaturës mbi qindra njerëz.
Ata shkuan në Varrezat e Dëshmorëve pasi janë larguar përfaqësuesit e Partisë Demokratike duke shmangur përplasjen me këta të fundit sikurse ndodhi dhe vitin e kaluar.
Ata mbain në duar foto të diktatorit Enver Hoxha dhe herë pas herë brohorisnin dhe emrin e tij.
Në pankarta ishin shkruar:
“Lavdi Shqiptarit të madh Enver Hoxha”,
“Lavdi Partisë Komuniste Shqiptare”,
Vitin që shkoi PD u angazhua të çonte në Kuvend një pr/ligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist, por aktualish nuk është e mundur pasi demokratët janë jashtë parlamentit.
(j.b/faxweb.al)