Paraditen e të premtes nga Jerevani i Armenisë, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov shpreson që Perëndimi të mos vendosë të bëjë me Sirinë, atë që kanë bërë në të shkuarën me Irakun apo Libanin.
“Mos e dhëntë Zoti që ata të ndërmarrin ata hapa të pandërgjegjshëm me Sirinë siç kanë bërë me Sirinë apo me Irakun. Unë shpresoj që të mos luajnë kumar në një aventurë të tillë aq të rrezikshme” – tha Lavrovi në konferencën për shtyp duke shtuar: “Madje edhe incidentet më të vogla do të rezultojnë në valë të reja migratore në Evropë.”
Më herët, të hënën në mëngjes, presidenti i Shteteve të Bashkuara kërcënoi ndërmarrjen e veprimeve ushtarake ndaj autoriteteve siriane për sulmet e pretenduara me agjentë kimikë në qytezën e Doumas afër Damaskut.
Një numër jo i vogël OJQ-sh, përfshirë këtu Kasketat e Bardha, thanë se armët kimike u përdorën në zonën e Ghoutas Lindore më datë 7 prill.
Ministri i Jashtëm rus kritikoi ashpër këtë raport duke e quajtur ‘një lajm të rremë’, ndërkohë që Ministria e Jashtme ruse deklaroi se Kasketat e Bardha nuk janë burim i besueshëm sepse janë të njohur, sipas ministrisë ruse, për shpërndarje informacioni të fabrikuar.
Vetë Kremlini në përpjekje për të parandaluar lëshimin e raketave nga Shtetet e Bashkuara, Franca e Anglia drejt objektivave sirianë, ka deklaruar se ende ekziston një linjë telefonike mes shtabeve ruse e amerikane.
(E.L/Faxweb)