05:46 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Lazarati”/ Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen, fati i 5 anëtarëve të grupit të zjarrit në dorë të GJKKO

12:14 | 21/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjykata dëgjon ekspertët në çështjen kundër Sonila Qatos”, BIRN: Tunelet e rrugës së Arbërit nuk kishin përfunduar në vitin 2019

Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në GJKKO 5 të pandehurit e akuzuar si pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat. Ata akuzohen se kundërshtuan me armë punonjësit e policisë në operacionin e parë në vitin 2014.

Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderi dhe Beqo Brahimaj u dënuan nga Gjykata e Krimeve të Rënda në total me 52 vite burg nga 57 që kërkoi prokuroria, vendim që u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Por Gjykata e Lartë, pasi e ka marrë në shqyrtim këtë çështje, ka vendosur ta rikthejë për rigjykim, këtë herë në Gjykatën e Posaçme. Gazetari Ermal Vija raporton se gjykata ka konstatuar shkelje procedurale nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në atë kohë, duke kërkuar rigjykimin e dosjes nga GJKKO.

Bëhet fjalë për operacionin e parë nga policia gjatë ndërhyrjes në Lazarat, ku disa persona qëlluan në drejtim të punonjësve të policisë në momentet e para të ndërhyrjes. Në atë kohë u arrestuan disa persona, pesë prej të cilëve u dënuan në total me 52 vite burg por avokatët kanë kërkuar pafajësinë në Gjykatën e Lartë. Gjykata ka konstatuar shkelje në Shkallën e Parë të gjykimit dhe ka vendosur që dosja të rigjykohet. Do të jetë GJKKO që do të rigjykojë edhe njëherë dosjen ndaj të akuzuarve si grup kriminal në kundërshtim të policisë, tentativë vrasjeje dhe vepra penale të kryer në kuadër të grupit kriminal.

Dënimet e dhëna ndaj të akuzuarve:

Arbjon Aliko 13 vite burg
Gurgaz Skënderi 11 vite burg
Enrik Skënderi 10 vite burg
Alfred Proko 10 vite burg
Beqo Brahimi 8 vite burg

Etiketa: Alfred ProkoArbjon Alikoenrik skenderiGJKKOgjykataGurgaz Skënderi
Pas

Prostitucion në qendrën e masazhit, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë. Nën hetim dy shtetase të huaja

Para

Mali i Zi, thellohet kriza politike për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Para
Mali i Zi, thellohet kriza politike për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Mali i Zi, thellohet kriza politike për shkak të Gjykatës Kushtetuese

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.