Largimi i dy këshilltarëve të LSI-së në drejtim të PS-së në Bashkinë e Tiranës është shndërruar në këto ditë të nxehta vere në debat kryesor.
Kjo për shkak se LSI akuzon se ata janë blerë dhe se nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve.
Nga ana tjetër sot ka pasur dhe një reagim nga ana e PD-së, ku Salianji edhe pse pa përmendur emra akuzon Rilindjen për blerje të njerëzve të administratës me lekët e drogës.
Menjëherë pas kësaj Elio Laze nga LSI-ja shprehet se PD fillimisht duhet të sqarojë pozicionin e saj në lidhje me marrëveshjen e Majit si dhe të ndajë mendjen nëse do të jetë në pushtet apo opozitë.
STATUSI I LAZES;
Paska reaguar dhe PD për këshilltarët që PS po blen nga LSI.
Si fillim të themi që LSI ka reaguar vetë e para duke i denoncuar këto blerje si të turpshme. Së dyti duke u distancuar nga këta individë që kurrsesi nuk përfaqësojnë LSI apo qëndrimin e saj politik.
Por para se të reagojë për këto gjëra, PD e ka me emergjente të sqarojë se ç’lloj marrëveshje kanë bërë me Ramën. Të sqarojnë a do rrinë në pushtet apo do dalin në opozitë.
Pastaj të merakosen për lekët e drogës që po hedh PS. Sepse sa për kujtesë, pikerisht për drogën dhe kanabizimin e Shqipërisë, nga qeveria u largua një ministër i LSI, ndërsa PD e harroi si çështje në fushatë…!
(E.K/SHUPLAKA)