Lëvizjet në Policinë e Shtetit kanë përfshirë largime dhe zëvendësime edhe të Policisë së Kufirit në qarqe.
Aida Hajnaj është femra e vetme e përfshirë në këtë furtunë lëvizjes në Policinë e Shtetit. Ajo është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Emigracionin.
Emërimi në këtë detyrë vjen pas lirimit nga detyra e Shefit të Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar.
Pas një roli të rëndësishëm si ai i të qenit në krye të drejtorisë së Krimit Ekonomik, ajo vendoset në krye të Kufirit në një kohë kur nga kufijtë e vendit tonë janë trafikuar tonelata sasi droge drejt shteteve fqinje.
Një sërë emërimesh të tjera janë bërë në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Emigracionit.
(XH.A/SHUPLAKA)