Gjyqtarja Eneida Civici, e cila ushtron detyrën e saj në dhomën e Civilive të Gjykatës së Tiranës, ka dhënë dorëheqjen.
Pas 17 vitesh punë si gjyqtare, mësohet se Civici ka vendosur që ti përkushtohet një pune tjetër, po në fushën juridike.
Ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Drjetësisë, ka vendosur të japë dorëheqjen në 11 tetor 2019, duke ju përkushtuar dhe kontribuar me përvojën e saj si drejtore e Zyrës Juridike pranë një institucioni fetar, siç është Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Ndërkohë gjyqtarja Civici, nuk i është nënshtruar ende procesit të Vettingut, por pas kësaj dorëheqja gjyqtarja përjashtohet automatikisht nga verifikimi.