Gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le iene” bën të mundur gjetjen e vogëlushit shqiptar Alvin Berisha në një kamp të burgosurish në veri lindje të Sirisë i kontrolluar nga forcat kurde.
Ditën e sotme, gazetarët italianë kanë publikuar një shkrim ku i bëhet thirrje kryeministrit Giuseppe Contit dhe Luigi Di Maio për të ndihmuar Afrim Berishën që Alvin të kthehet përsëri në Itali.
Në shkrim thuhet “Kanë kaluar gjashtë ditë që kur treguam rastin e Alvin, i cili duhej të kthehej në kamp pa babanë e tij. Afrim Berisha duhej ta braktiste fëmijën e tij në dëshpërim të plotë.
Ditët po kalojnë dhe Alvin është gjithnjë e më shumë në rrezik. Ne i kërkojmë audiencës tonë që ta ndajnë këtë thirrje, në mënyrë që të arrijnë në veshin e atyre që vërtetë kanë fuqi të ndihmojnë Alvinin.
Presidenti Conte dhe Ministri Di Maio: Bëni diçka, menjëherë.”
(K.H/Faxweb.al)