Kreu i Qeverisë ka përfunduar vizitën treditore në Kosovë, në kuadër të 9-vjetorit të pavarësisë së saj, dhe është kthyer në Tiranë.
Në një foto të siguruar nga “opinion.al”, ai shihet duke pirë kafen e mëngjesit të së dielës pak metra larg protestuesve që janë vendosur përballë Kryeministrisë.
Ai shfaqet në shoqërinë e deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi. Kjo mund të cilësohet si hera e parë që ai shfaqet në shoqërinë e këtij deputeti që në kohën e reformës në drejtësi, kur flitej se kryeministri po kërkonte mes deputetësh numrin 71 për një qeveri pa bashkëkreun e aleancës qeverisëse Ilir Metën.
Pak ditë më parë, emri i këtij deputeti u lakua nga Prokuroria, ku renditej mes deputetëve nën hetim në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, akuza për të cilat Rakipi u shpreh se ishte i pafajshëm. (XH.A/SHUPLAKA)