Azilkërkuesit shqiptarë vazhdojnë të jenë problem për vende si Franca. Është prestigjiozja “Le Monde” e cila në një artikull të saj thekson se azilkërkuesit nga Shqipëria kryesojnë listën e azilkërkuesve.
Sipas gazetës franceze, vetëm në periudhën Janar- Nëntor 2016, janë regjistruar 5700 raste.
Gazeta më e madhe në Francë raporton se vetëm gjatë muajit Nëntor 973 shqiptarë aplikuan për azil.
Pas shqiptarëve renditen sirianët me 5520 raste, afganët me 5466 dhe sudanezët me 5140 raste për kërkim azili.
Në total, numri i azilkërkuesve për periudhën Janar-Nëntor është 77 662 azilkërkues. Kjo reflekton një rritje prej 10 % krahasuar me vitin 2015, shkruan “Le Monde”. (A.R/SHUPLAKA)
Discussion about this post