Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen është detyruar të paraqitet përpara gjykatësve, pasi akuzohet për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.
Akuzat ndaj Le Pen u ngritën zyrtarisht një ditë më parë, kur ajo doli para gjykatësve në Francë dhe dëgjoi akt-padinë për thyerje të besimit publik dhe bashkëpunim në thyerjen e besimit publik lidhur me pagesat për dy prej asistentëve të saj gjatë periudhës kur ishte anëtare e Parlamentit Evropian.
Sipas akuzave, Partia e Le Pen “Fronti Popullor” ka përdorur fonde të BE-së për aktivitete partiake në Francë. Mirëpo Le Pen i ka mohuar vazhdimisht këto akuza duke deklaruar se kanë qëllime politike.
Shuma e parave të keqpërdorura për të cilën akuzohet Le Pen, janë plot 5.7 milionë dollarë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post