Kandidati i qendrës, pro-evropiani, Emmanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, anti-BE, Marine Le Pen u kualifikuan sipas rezultateve të para sot në mbrëmje për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze.
Sipas vlerësimeve të tre instituteve të sondazheve, në këtë duel final kryesoi ish-ministri i Ekonomisë, Emmanuel Macron, ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, drejtueses së partisë Fronti Kombëtar, Marine Le Pen.
Pas mbylljes së votimeve sondazhet tregojnë qartë se dy katër kandidatët që do ndajnë balotazhin do jenë Macron dhe Le Pen, ndonëse vendimtare pritet të jenë votat në qytetet e mëdha. Sipas të dhënave të para, Macron ka marrë 23,8% të votave, ndërsa Marine Le Pen e Frontit Kombëtar ka marrë 21,7%. Ndërkaq Fillon e ka pranuar humbjen duke u rreshtuar me Macron.
Drejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka shpallur fitoren në garën presidenciale të raundit të parë dhe thotë se Partia e Frontit Nacional do të përfaqësojë “alternativën e madhe” për popullin francez.
Le ka qëndruar para një turme mbështetësit dhe është zotuar se do të hapë një debat të nevojshëm mbi globalizmin.
Le Pen ka bërë fushatë për të lënë Bashkimin Evropian, për të mbrojtur kufijtë e Francës, për të ndalur emigracionin dhe për të dëbuar ekstremistët islamikë.
Le Pen dhe Marcon pritet që të konkurojnë “kokë më kokë” në raundin e dytë të presidencialeve të 7 majit në Francë.
Ndërkohë në qendër të Parisit kanë shpërthyer protestat pasi kanë dalë projeksionet për rezultatet e raundit të parë, ku Macron dhe Le Pen duket se do shkojnë drejt raundit tjetër.
Me qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në formë proteste. Ajo është përshkallëzuar deri në përplasje me policinë ku ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. (M.D/ Shuplaka)