Marine Le Pen, ka folur sot kundër Papa Françeskut duke shprehur se bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Kandidatja franceze për presidente ka shprehur papajtueshmëri me apelin e vazhdueshëm të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve, ndërsa tha se kjo është një çështje për të cilën duhet të veprojnë politikanët dhe jo Kisha, raporton agjensia e lajmeve ANSA.
Marine Le Pen ka lëshuar një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj Papa Françeskut, për të cilin u shpreh se ndërhyn më shumë se ç’duhet në çështje politike. Sipas Le Pen, kjo nuk është një çështje për të cilën nuk duhet të pyetet Papa Françesku, por politikanët e vendeve europiane.
“Papa Françesku po bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Mos më keqkuptoni. Mua nuk më bezdis fakti që ai bën thirrje për bamirësi, për mikpritjen e të huajve dhe për dhembshurinë ndaj të tjerëve. Megjithatë, më duhet të theksoj se ai duhet të jetë i kudjesshëm kur flet për politikat e emigracionit, pasi ai është gjithashtu kreu i një shteti dhe kjo mund të përbëjë ndërhyrje në politikat e vendeve europiane,”-u shpreh Le Pen. (M.D/ Shuplaka)