Kandidatja e Ekstremit të Djathtë për Presidente e Francës, Maria Le Pen, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Rusi, ku është mirëpritur nga presidenti Vladimir Putin. Pas takimit të së premtes, ajo u shpreh kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.
Sipas kandidates, sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian duhet të hiqen, duke i cilësuar “joproduktive”. Ajo bëri thirrje për lidhje më të ngushta midis Rusisë dhe Francës, në kohën e dy sfidave gjigande, të tilla si globalizmi dhe fundamentalizmi islamik.
Ajo u shpreh ndër të tjera se nuk ka arsye për Francën të ketë politikë të stilit të Luftës së Ftohtë kundër Rusisë: “Nuk shoh arsye për përfshirjen në Luftën e Ftohtë në asnjë lloj forne. Rusia sikurse dhe SHBA-të janë fuqi të mëdha. Është shumë e rëndësishme për Francën për ndërtimin e marrëdhënieve të balancuara me të dyja vendet.”, mësohet të ketë thënë ajo ndër të tjera.
(XH.A/SHUPLAKA)