17:31 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Le të plasë leku! Veliaj ofron 120 milionë lekë për një website, kush do t’i fitojë?!

12:53 | 21/11/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
Le të plasë leku! Veliaj ofron 120 milionë lekë për një website, kush do t’i fitojë?!

Bashkia e Tiranës po që ka buxhete. Ta mendosh, as e kanë problem që të ofrojnë më shumë se 120 milionë lekë të vjetra për ndërtimin e një websiti, që me stil i është shtuar edhe një rrjet intraneti dhe 2 trajnime.

Erion Veliaj, bashkia e të cilit ka publikuar tashmë si autoritet kontraktor tenderin, ka lënë një afat 4-mujor për ndërtimin e tij, ndërsa mirëmbajtja do të jetë 4 vjet.

Pra, një kompani, të cilën do e ndjekim hap pas hapi për t’i zbuluar emrin, do të paguhet rreth 30 milionë lekë në muaj.

Tenderi që do të mbyllet më 14 dhjetor përcakton që ofertimi do të bëhet për krijim websiti, intranet, trajnim dhe mirëmbajtje. Intraneti është një rrjet privat, që do aksesohet nga stafi i bashkisë.

Pse Veliaj mendon që mbi 120 milion lekë ia vlejnë të hidhen për një website?

”Nëpërmjet këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve/informacioneve për qytetarin, për biznesin, grupet e interesuara,  por dhe proceset e funksionimit brenda administratës. Në të njëjtën kohë, do të rritet transparenca për aktivitetin e Bashkisë dhe do të realizohet një komunikim dhe ndërveprim në kohë reale me komunitetin.”, sqarojnë tender-krijuesit.

Ka qenë në stilin e qeverisjes së Ramës krijimi i websiteve, të cilët duhet thënë nuk na kanë ofruar një rezultat të prekshëm. Mjafton të përmendim ”Jokorrupsionit”, ”E-Albania”, ”Shqipëria që duam” etj.

Veliaj është i njohur për bujarinë e tij, teksa kohë më parë vetëm për ndërtimin e ashensorit për t’u ngjitur në Bashki ai hapi një tender prej 180 milionë lekësh.  

(V.G/Faxweb)

Etiketa: Erion VeliajtenderiVeliaj
Pas

Voltana Ademi i ankohet sy më sy Ramës, ”nuk mjaftojnë fondet”, kryeministri: Ti e di që të dua…(DEBATI)

Para

SKANDAL në Fushë-Arrëz, firma që ka fituar tenderin për ngrohjen në shkolla s’ka pikë me lëndë drusore, nxënësit mësojnë mes të ftohtit (VIDEO)

Para
SKANDAL në Fushë-Arrëz, firma që ka fituar tenderin për ngrohjen në shkolla s’ka pikë me lëndë drusore, nxënësit mësojnë mes të ftohtit (VIDEO)

SKANDAL në Fushë-Arrëz, firma që ka fituar tenderin për ngrohjen në shkolla s’ka pikë me lëndë drusore, nxënësit mësojnë mes të ftohtit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Meksika ‘kërcënon’ SHBA, presidentja Sheinbaum: Javën e ardhshme do të shpallim masat ndaj tarifave të Trump

Putin refuzon bisedimet me Zelenskyn: Kërkojnë paqe, por godasin civilët

Degradimi i mjedisit përreth lumit Drini i Bardhë, arrestohen 17 persona në Kosovë

Shtohen fluturimet jashtë vendit për pushime, vendet fqinje mbeten të preferuara

Berisha takon eurodeputetin Michael Gahler: Zgjedhjet e 11 majit, farsë elektorale me përfshirje kriminale

Pelegrinët myslimanë fillojnë ritualet fetare në Mekë

Një tjetër vend drejt eurozonës, Bullgaria merr “dritën jeshile” nga KE për përdorimin e monedhës

Osmani pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas

Kolapsi i koalicionit të djathtë, Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Mbipopullohen… burgjet/ Suedia dërgon 600 të dënuar për krime të rënda në Estoni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.