Banorët e Astirit kanë dalë si çdo mbrëmje në protestë duke bllokuar edhe rrugën nga ku kundërshtojnë projektin që parashikon të shembë banesat dhe bizneset e tyre.
Një prej banorëve, teksa fliste para turmës së protestuesve, paralajmëroi se nëse do të tentohet forca ata do të dinë si ti përgjigjen.
Sipas tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shndërruar në një ushtar të kryeministrit Rama.
“Hoqi gradat e gjeneralit dhe u bë ushtari i Edi Ramës, një piktor i dështuar, një familjar i dështuar, një pleh që nuk gjendet në Shqipëri. Duhet të jemi të vëmendshëm. Mos e merrni me frikë që sjellin letra. I sjellin sepse duan të përshpejtojnë. Le të vijnë e do marrin kufoma. Do ikin para 30 qershorit. Mobilizohuni! Me çfarë do ti përgjigjeni dikujt që të vjen me gaz në shtëpi? Këtë mendoni”, tha një prej qytetarëve.
Ndërkohë protestës së tyre i janë bashkaur edhe përfaqësues të opozitës të cilët bënë thirrje për bashkim të qytetarëve kundër qeverisë.
Kujtojmë se në protestën e mbrëmshme ndodhi edhe një incident për arsyen e të cilit ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtarë, por dyshohet se një shofer i revoltuar nga qëndrimi në trafik ka zbritur nga makina dhe është konfliktuar fizikisht me disa prej banorëve (lexo këtu).
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/292424824984972/
(F.GJ/FAXWEB.AL)