12:27 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ledi Shamku- Grida Dumës: “Zonjë mos thoni marrina, banalisht siç flisni ju… Zoti ju ndjeftë!”

15:47 | 21/04/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Ledi Shamku- Grida Dumës: “Zonjë mos thoni marrina, banalisht siç flisni ju… Zoti ju ndjeftë!”

Vijon debati mes Grida Dumës dhe Ledi Shamkut. Deputetja e PS-së ka “shpërthyer” me këtë status në “Facebook” kundër Grida Dumës. 

Sipas Shamkut për deklaratën që Grida Duma u shpreh ne lidhje me Zotin: Të djathtit i shkon e të majtit nuk i shkon”, kjo ka bërë që ajo të shprehet:  Më mëson t’i kem zili të fundit, zonjë, se të fundit kanë me qenë të parët. Më mëson të jetoj në bashkësi e jo në parì! Krishti më bën edhe më të majtë seç jam, zonjë, po pak rëndësi ka kjo për ju. Duhet të ketë rëndësi veçse për ju, se Zoti është i Njeriut padallim e s’ka teserë politike. Shkoni tash e mos thoni marrina! E Zoti ju ndjeftë për sa thatë e më ndjeftë edhe mua në paça gabuar kund!

REGIMI I PLOTË I LEDI SHAMKUT: 

Ruamë o Zot nga të paditurit e vetëquajtur politikanë të ditur!

Ka një proverb Frang Bardhi në Dictionarium-in e tij që thotë: “Mos i nep kurrë të drejtë të padijshmit!”. E ndoshta as unë s’duhet të merrem me të “diturit” e padijshëm, se në një farë mënyre i bëj jehonë padijes.

E kështu u mendova cazë dhe po i kërkoj ndjesë Frangut tonë pse nuk po i vë vesh. Dëgjova para do ditësh Grida Dumën kur deklaroi se një politikan i djathtë paska të drejtë të “thërrasë” Zotin, ndërsa një politikan i majtë nuk e paska këtë të drejtë, madje për ta perifrazuar zonjën: “të djathtit i shkon e të majtit nuk i shkon”.

Zonjë, së pari, kështu banalisht si e thoni ju, i bie që Zoti të jetë një aksesor, i njëjtë me buzëkuqin a këpucët (Zot, më fal për këtë blasfemì!), aksesor i cili i “shkon” ose nuk i “shkon” një veshjeje të caktuar politike. Dhe ky konceptim është mirëfilli mjerim mendimi, përveçse sarkazëm e thellë njerëzore.

Zonjë, së dyti, kështu banalisht siç e thoni ju, i bie që Zoti të ketë teserë partie politike, dhe sipas jush ka teserë të djathtë. Dhe ky konceptim është mendjezbraztësi, përveçse talent për të folur qesim.

Zonjë, së treti, unë jam e majtë (jo thjesht për nga tesera, zonjë, por se besoj fort që bota nuk duhet të jetë ende e ndarë në njerëz që njomen në lekë e në ca njerëz që s’kanë ujë të njomin buzët; në ca njerëz që veshin qentë me kashmir e në ca njerëz që s’kanë as rrecka. S’kam asgjë kundër kamjes dhe mundësisë, por kam shumë kundër skamjes dhe pamundësisë). Pra jam e majtë në shpirt dhe e majtë do mbetem deri ditën time të fundit në tokë.

Jam e majtë dhe besoj në Zot, zonjë! Sipas jush nuk më “shkoka” ta thërras se qenkam e majtë?! Unë besoj te Zotynë, jam katolike dhe Krishti për mua është Modeli Shpirtnor e Publik. Për si e shoh unë, Krishti më bën edhe më të majtë seç jam vetë e majtë. Më mëson të mos gjykoj por të kuptoj e të ndjej. Më mëson të jem kritike ndaj Pushtetit por të mos lakmoj Anarkinë. Më mëson të mos i mbyll sytë para skamjes. Më mëson të kem frikë nga e keqja ime e të kem shpresë se po u pendova, jam e falur. Më mëson se Ai më ka krijuar në shëmbëlltyrë të Vet, pra unë duhet ta përdor arsyen time se është dhuratë e Tij. Më mëson t’i kem zili të fundit, zonjë, se të fundit kanë me qenë të parët. Më mëson të jetoj në bashkësi e jo në parì! Krishti më bën edhe më të majtë seç jam, zonjë, po pak rëndësi ka kjo për ju. Duhet të ketë rëndësi veçse për ju, se Zoti është i Njeriut padallim e s’ka teserë politike. Shkoni tash e mos thoni marrina! E Zoti ju ndjeftë për sa thatë e më ndjeftë edhe mua në paça gabuar kund!

(J.V/Shuplaka)

Etiketa: grida dumaLedi Shamku
Pas

Berisha: Treni me plehra të importuara po largohet nga porti i Durrësit (VIDEO)

Para

Pamje shumë të rënda, momenti i ekzekutimit të ish-policit Ajet Zeqaj (VIDEO)

Para
Pamje shumë të rënda, momenti i ekzekutimit të ish-policit Ajet Zeqaj (VIDEO)

Pamje shumë të rënda, momenti i ekzekutimit të ish-policit Ajet Zeqaj (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Ura”/ Berisha thirrje Trumpit: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!

Irani: Raundi i pestë i bisedimeve me SHBA-në është më profesionali deri tani

Rrjeti i falsifikimeve bie në rrjetë: 4 laboratorë, dhjetëra vula dhe 50 mijë euro të kapura

Shtëpi bari në Australi? Reagon aktori Elvis Pupa: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina…

Qëlloi mjeken, përplasi automjetet e policisë dhe terrorizoi kryeqytetin, arrestohet 42-vjeçari Enis Vrapi

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Liderët e BE, u kthyen në “fëmijë” në nisje të Samitit/ Erdogan për videon e Ramës: Inovacion domethënës, Turqia synon të ndjekë të njëjtin shembull

Tiranë/ 63-vjeçari italian vdes 4 ditë pas operacionit në një klinikë dentare, ndërroi jetë në spital! Pyetet administratori dhe dentisti

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: Janë regjistruar gjithsej 107 kallëzime, u arrestuan 7 persona

Mbolli drogë në mes të pyllit, arrestohet 28-vjeçari në Krujë (Pamje nga operacioni)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.