Këngëtarja e njohur Ledina Çelo është kthyer pas në kohë, pikësisht kur ishte vetëm 20 vjeç, në pikun e saj të rinisë.
Këngëtarja që momentalisht i është përkushtuar krejtësisht familjes ka kujtuar kohën kur ishte 20 vjeç. Krejt ndryshe me flokët e kuqe ajo ishte vetëm në fillimet e saj të karjerës. Të paktën kështu shfaqet në rrjetin sociale Instagram në këtë foto të publikuar nga vetë ajo. Mund të thuhet se Ledina me kalimin e viteve bëhet edhe më e bukur. Dalja e saj në publik së fundmi ishte kur prezantoi Festivalin e 55 në Radio Televizionin Shqiptar. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post