10:43 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ledina Çelo: Në festival pa prova, 5 ditë kot në hotel pa skenar. Fotoja me blic e fustanit …

08:00 | 30/12/2016
në Aktualitet, ShowBiz, Te Gjitha
0
Qeshni dhe ju, të gjitha gafat e Ledina Çelos gjatë festivalit (VIDEO)

Në një intervistë të parë pas prezantimit të festivalit nga ana e saj Ledina Çelo jep versionin e saj pse gjërat nuk shkuan mirë në festival. Gjatë intervistës për ‘’Gazeta Shqiptare’’ ajo është shprehru se ka pasur shumë pak kohë në dispozicion për të bërë prova. Edhe skenari sipas saj i ka ardhur në dorë vetëm dy orë para se të dilte në skenë.

Kam ardhur 10 ditë para festivalit në Tiranë dhe kam ndenjur 5 ditë kot në hotel, duke mos pasur në dorë asnjë material. Nuk shkuan gjërat ashtu si i mendova. Nuk kalova asnjë provë të vetme të lidhur nga fillimi deri në fund. Kam ardhur 10 ditë para Festivalit në Tiranë, e kam ndenjur 5 ditë kot në hotel, duke mos pasur në dorë asnjë material. Nuk shkuan gjërat ashtu siç mendova. Nuk kalova një provë të vetme të lidhur nga fillimi deri në fund. Skenarin, dy netët e fundit e kam marrë në dorë 2 orë para shfaqjes”.

Këngëtarja shprehet se fustani për të cilin u përfol, nuk ishte qëllim në vetvete dhe se e gjithë zhurma erdhi për shkak të një fotoje me blic, çka nënkupton sipas saj se pa blic dhe me ndriçimin e skenës ai nuk do dukej siç u duk.

Mandej, ajo jep përgjigje për pse-të e ngritura, duke theksuar se nuk do të justifikohet. Këngëtarja shton se çfarë do të kishte dashur të ishte ndryshe dhe pse shumë ide të sajat nuk u realizuan.

–Ledina, sapo mbylle përvojën si drejtuese e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH. Si ishte për ty? Do ta përsërisje sërish nëse do të ta kërkonin?

Në radhë të parë falënderoj TVSH-në për ftesën, duke më vlerësuar mua për të drejtuar një eveniment të përmasave të tilla, aty ku dhe nisi rrugëtimi im, e që më lidh me kujtime e emocione nga më të bukurat. Në momentin që m’u ofrua ky projekt, të jem e sinqertë, e mora me rezervë, për faktin se isha shkëputur nga angazhimet e mia artistike për një kohë relativisht të gjatë (prej ardhjes në jetë të dy fëmijëve të mi). Por dëshira e madhe për t’u takuar me publikun dhe magjia e asaj skene, më bëri të mos i rezistoja tundimit.

– Çfarë nuk shkoi mirë?

Nuk shkuan gjërat ashtu siç mendova. Dua të përmend vetëm një fakt, që nuk kalova një provë të vetme të lidhur nga fillimi deri në fund me artistët pjesëmarrës. Më saktë, do të thosha që nuk u bë qoftë edhe një provë gjenerale. Gjithashtu, skenarin, dy netët e fundit e kam marrë në dorë 2 orë para shfaqjes. Nuk e them këtë për t’u justifikuar, por kjo është e vërteta. Kam ardhur 10 ditë para Festivalit në Tiranë, e kam ndenjur 5 ditë kot në hotel, duke mos pasur në dorë asnjë material. Dhe, shumë ide të miat që i kisha menduar në pikën time më të fortë të këndimit, ishte e pamundur të realizoheshin.

– Cili ishte momenti më i bukur për ty?

Momenti më i bukur ishte muzikali i këngëve ndër vite dhe hologrami i Vaçe Zelës. Sigurisht, edhe pjesëmarrja e artistes botërore Inva Mula, skenografia për mua ka qenë madhështore… Do doja që atij kolazhi t’i renditeshin më shumë emra që i kanë dhënë asaj skene, si motrat Libohova, Manjola Nallbani, Ardit Gjebrea, Sabri Fejzullahu, Kozma Dushi, Bashkim Alibali, Frederik Ndoci etj., ose të vendoseshin në monitor të gjithë këta artistë, po për limit kohe nuk mund të këndoheshin më shumë në një kolazh.

– Çfarë mund të na thuash për fustanin që bëri namin në rrjetet sociale?

Ndër vite, veshjet e mia kanë qenë ekstravagante. Ashtu siç të gjitha veshjet e stiluara aq bukur dhe aq stil nga “Geraldina Sposa”. Dua të përmend që ai fustan i zi që u përfol aq shumë, nuk ishte si qëllim në vetvete, por një foto e vjedhur me blic për qëllime dashakeqe në drejtim të atij evenimenti. Kurrë nuk kam dashur të keqkuptohem e të ofendoj spektatorin dhe ato figura emblematike që i kanë dhënë atij festivali.

– Je penduar që e veshe?

Unë e vesha me dëshirën time atë fustan, pasi edhe ndriçimi në atelie, ishte në parametrat e skenës kur bëmë provën. Gjithçka, siç e thashë edhe më lart, ishte efekti surprizë i fotos së vjedhur me blic. Dua të shtoj edhe këtë: shoh një konkurrencë të pisët nëpërmjet kanaleve konkurrente. Ne artistet japim mesazhe, dhe unë ndër vite me këngët e mia, i kam kënduar dashurisë, mirësisë, kundër urrejtjes e emancipimit të gruas, që fatkeqësisht lë për të dëshiruar.

– Kur do të vish sërish në Shqipëri?

Ndoshta në pushimet verore. Dhe, pse jo, atëherë edhe me një bashkëpunim.

– Çfarë u uron shqiptarëve për Vitin e Ri?

Shqiptarëve u uroj sa më tepër dashuri e pozitivitet. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

 

Pas

Vijon spastrimi në Turqi, gazetari investigues arrestohet për postimet e tij në “Twitter”

Para

Ledion Liço nostalgjik: Kur ishim tre brune

Para
Ledion Liço nostalgjik: Kur ishim tre brune

Ledion Liço nostalgjik: Kur ishim tre brune

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzat për evazion fiskal, Berisha: ‘Bankers Petroleum’ ka paguar çdo qindarkë kur ishim ne në pushtet

Kryeministri Izraelit mbërrin në SHBA, do të takohet me Trump

Emrat/ Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata e Kukësit lë në burg dy të arrestuarit

Berisha akuza për masakrën mjedisore në Elbasan dhe Vlorë:Altin Troplini ka amnistuar krimin

Sali Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që u la oficerëve të policisë gjyqësore

Dogji tri sipërfaqe toke duke rrezikuar jetën e banorëve në zonë dhe një karburant, pranga 34-vjeçarit në Tiranë

Afera Partizani, Berisha paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje

Zjarr në fshatin Dukat, Vlorë.Përfshihen kodrat e zonës Sotiran

Sherr mes vëllezërish në Paskuqan, dy prej tyre plagosen me thikë

Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania, do të vijojnë deri në 31 gusht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.