Personat publikë në Shqipëri kanë filluar një fushatë sensibilizuese ndaj 7 ushtarëve në Greqi që bënë simbolin e shqiponjës dhe për të cilët rrezikohet të jepet një dënim i ashpër nga autoritetet greke.
Edhe këngëtarja Ledina Çelo nuk ka munguar të jetë pjesë e këtij sensibilizimi. “Solidarizohem dhe une me 7 ushtarët Shqiptarë në Greqi që bënë shenjën e simbolit tonë Kombëtar!”, shkruan ajo sipër fotos së postuar në rrjetin social Instagram. Në këtë foto këngëtarja shfaqet duke bërë simbolin e shqiponjës së flamurit tonë kombëtar, e veshur me një palë xhinse blu dhe çizme të zeza, ku qëndon sipër një shkëmbi me pak borë. Ndërsa ka veshur edhe një bluzë në të cilën shkruhet fjala “Shqiperi” në gjuhën angleze. Kjo foto dhe ky mbishkrim kanë tëhequr shumë vëmëndjen e ndjekësve të saj në Instagram të cilët e kanë mbështetuir sëtërmi këtë postim të këngëtares. (J.V/Shuplaka)