Moderatori Ledion Liço, i cili prej pak muajsh po përjeton ndjesinë e të qënit baba, ka bërë një urim special për 8 mars. Ai ka uruar dy femrat e jetës së tij, ku njëra qëndron në anën e tij të majtë dhe tjetra në anën e djathtë të tij.
Ai ka postuar një fotografi ku shfaqet me të ëmën dhe bashkëshorten Sara Hoxha.
“Me dy femrat më të rëndësishme të jetës sime! Në anën time të majtë, nëna ime që më tregoi si të bëhem i ndryshëm në çdo gjë që bëj, e cila më ndihmoi mua të bëj çfarë kam bërë. Dhe në të djathtën time, dashuria e jetës sime, gruaja më e mrekullueshme që unë kam takuar! Për ato, për motrën time, për të gjitha mikeshat femra, pa të cilat unë nuk do të mund të bëja çfarë kam bërë në jetë dhe në punë.”, shkruan Ledion Liço në anglisht. (XH.A/SHUPLAKA)