Ledion Liço është një nga moderatorët më të përfolur në vend. Po kështu ai prej disa muajsh është bërë edhe baba pas lidhjes së tij me Sara Hoxhën, trashëgimtaren e “Top Channel”.
Por për fansat e tij ai na ka treguar një detaj. Ledioni ka zbuluar një sekret për veten prej të cilit ka pasur edhe shqetësime shëndetësore.
Ai vuan nga Migrena, një sëmundje që thuhet se është vështirë t’i gjendet ilaçi dhe ku nuk mungojnë dhimbjet e shpeshta të kokës.
Ndërkohë Ledioni duket se e ka gjetur zgjidhjen për këtë sëmundje. Një ilaç oriental duket se ka bërë efekt. Ky ilac atij i ka ardhur nga Kina dhe Ledioni shprehet se kjo dhimbje tashmë është larguar falë tij. (J.V/Shuplaka)