Një tjetër foto nga familja e Ledionit dhe Sarës. Këtë herë të voglin e ka marrë me vete i ati në vendin e punës, dhe duket se e ka zgjedhur rrugën që do ndjekë për të ardhmen, do të bëhet këngëtar.
Në ambjentet e ‘’The Voice Kids’ ajo që të bie në sy, përveç pamjes së Londonit që jemi mësuar ta shohim është edhe veshja e të dyve.
Ledioni vetë i veshur me këpucë me qafë, ndërsa i vogli zbathur. Sot janë ftohur dhe temperaturat me shiun që ka pushtuar kryeqytetin. T’ia ketë harruar Ledioni pa veshur, apo Londoni do jetë pjesë e atyre fëmijëve që nuk mbajnë dot asgjë në këmbë.
S’ka çudi! Me fëmijët gjithçka është e mundur. (E.K/SHUPLAKA)