Ledri Vula, një ndër këngëtrët më të dashur dhe ndjekur shqiptar, si duket do t’i hyjë tashmë edhe tregu botëror, kjo për shkak të bashkëpunimeve me këngëtarë të njohur në Amerikë e më gjerë. Këtë herë ai ka bashkëpunuar me rreperin Gashi.
Gashi është reper me origjinë shqiptare, por karrierën e tij e ka zhvilluar në Amerikë.
Lajmin për këtë bashkëpunim e ka njoftuar vetë Gashi me një postim në Instagram se ka realizuar një projekt muzikor në duet me Ledri Vulën.
Në postimin e tij, ka shkruajtur “That’s mine” feat Ledri prod by Bham NOV 4th duke lënë të kuptohet se mund të publikohet me 4 nëntor.
Ndonëse Ledri ka thënë nuk ka qëllim të hyjë në tregun ndërkombëtar, ai ka filluar të bëjë duete me artistë tepër të njohur.
(B.B/ Faxweb.al)