Ai është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar e sidomos për vajzat. E kemi fjalën për Ledri Vulën, që përveç tregut kosovar prej kohësh ka ardhur dhe në Shqipëri.
Shumë e pëlqejnë për shkak të stilit të tij në të kënduar është cilësuar edhe si ‘bad boy’. Por kur vjen puna tek familja e tij gjithçka ndryshon.
Ditën e djeshme në profilin e ‘Instagram’-it Ledri ka postuar një fotografi të nënës së tij Xheraldina, e cila sot feston ditëlindjen.
Këtë fotografi ai e ka shoqëruar dhe me një urim shumë të thjesht, por që tregon dashurinë e madhe që ka për nënën e tij: “Gezuar Ditëlindjen Mami! Të dua!” ka shkruajtur Ledri.
Dhe nëse sheh foton e duket se nga e ka marrë hijeshinë edhe Ledri. (E.K/FAXWEB)