Kryetari i LSI-së në Durrës, Lefter Koka, ka vazhduar bashkëbisedimet me qytetarët durrsakë. Në një takim të fundit të zhvilluar me ata të Lagjes 12 & 16, ai u shpreh se nevojitet të qëndrohet sa më pranë njerëzve dhe problematikave të tyre.
Teksa theksoi se nuk duhet ngritur mure vështirësie, ai tha se LSI ka pasur dhe ka vetëm një filozofi, të zgjidhë problematikat.
“Për 4 vjet ata që votuat e e kujtoi kush Durrësin, a bëri dicka për Durrësin? Besoj që i keni parë vetëm në 2013, dhe unë këtë jua them me siguri. Nuk dua tju paragjykoj asnjë nga kolegët deputetë, qofshin këta dhe ministra por, mendoj që duhet të qendrojmë sa më afër njerëzve për tu qendruar afër problematikave të tyre. Nuk është kjo mënyra e të bërit politikë, gjërat janë shumë më të thjeshta se sa këto që thuhen.
Nuk është zgjuarsi të dalësh, të flasësh të bësh retorikë, zgjuarsi është të dish të dëgjosh dhe të zgjidhësh problematika. Të mos ngresh mure vështirësie për të zgjidhur një problem të qytetarëve, për ta thjeshtuar dhe zgjidhur problematikën. Në fakt ne këtë filozofi kemi patur, këtë kemi dhe këtë do të kemi.”
(XH.A/SHUPLAKA)