Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i ftuar në emisionin “Në Studio” të Ora News flet për fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike në vend, në veçanti në qarkun e Durrësit.
Sipas tij, ndërhyrja është emergjente, pasi për një periudhë të shkurtër kohore janë mbjellë hapësira të mëdha toke me kanabis. Por kjo për ministrin kërkon bashkëpunimin e njerëzve që nuk janë thjesht kultivues.
“Realiteti është në terren, Durrësi, Qafshtama dhe malet e Krujës kanë qenë të mbjella me kanabis, toka të tëra të mbjella me kanabis, që kërkon punonjës në një periudhë për pak muaj, më saktë tre mujore. Në Shqipëri nuk duhet të ketë dhe nëse ka kanabis, ka bashkëpunëtorë, janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre dhe ata i punësojnë gjithë këta njerëz për të mbjellë parcela të tëra toke. Sepse nuk janë punëtorët ata që kultivojnë hashashin për fituar një copë bukë. Janë organizata bashkëpunimi me njerëz që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm, është emergjente ndërhyrja, unë vij nga Durrësi dhe kuptoj realitetin e tij.
Ndër të tjera Koka përmendi edhe rrëzimin e avionit në Ishëm, të qarkut të Durrësit.
“Unë do të sillja në vëmendje rastin e avionit në qarkun e Durrësit, i cili fatkeqësisht në një rast banal ndodhi që Ndoka ta denonconte atë nga parlamenti.
E quaj banal sepse personi që kishte bërë pistën, nuk kishte paguar akoma për qeranë e tokës dhe bëri një kanal për uljen e avionit. Piloti bëri një ulje dhe për fat ne e kapëm, ne shkuam në fakt për ta ndihmuar pas lajmit që morëm për rrëzimin e një avioni, dhe jo për ta kapur siç na rezultoi.”, shprehet Koka. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post