Deputeti Leftër Maliqi ka reaguar ashpër pas shkakrimit nga radhët e policisë të kreut të SHCBA-së për Beratin dhe Fierin, Arben Frashërit.
Maliqi e konsideron vettingun e policisë si një farsë që drejtohet nga Rilindja dhe se po heq profesionistët.
Po ashtu më tej Maliqi shkruan se “Me këtë vendim për Arben Frashërin, u faktua katërcipërisht e drejta absolute e Presidentit të Republikës, kur e ktheu mbrapshtë projektligjin për vetting-un në Policnë e Shtetit, këtë paçavure të Ramës dhe ushtarëve të tij.”
Postimi plote: Fundi ka arritur fundin…
Lajmi për shkarkimin nga detyra të Arben Frashërit, më tronditi, jo thjeshtë në rrafshin individual të këtij emri, por se iu vu vula, që ashtu si çdo gjë tjetër, edhe vetting-u në Policinë e Shtetit është një FARSË.
Dhe kudo ku bie erë Rilindje, nuk ka si të jetë ndryshe. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi Arben Frashërin, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier-Berat në SHÇBA.
Vendimi erdhi pasi gjoja KJV konstatoi probleme me justifikimin e pasurisë së Frashërit. Ky njeri ka dekada që mban veshur uniformën e Policisë së Shtetit.
E ka mbajtur edhe në vitin e mbrapshtë 1997, kur ka punuar krah Gani Malushit, në luftimin e bandave nga Berati në Tropojë, kohë kur Malushi ka qenë Shef komisariati, ndërsa Frashëri, kreu i policisë kriminale.
Të dy këta persona kanë luftuar për jetën në atë kohë, të kërcënuar gjatë gjithë ushtrimit të detyrës së tyre.
Gani Malushin e vrau shteti në kohën e qeverisë socialiste, sot, shteti ‘vrau’ edhe Arben Frashërin, drejtues i lartë me gradë, që ka goditur bandat e Lushnjes, Beratit, Durrësit, Tiranës e Tropojës.
Me këtë vendim për Arben Frshërin, u faktua katërcipërisht e drejta absolute e Presidentit të Republikës, kur e ktheu mbrapshtë projektligjin për vetting-un në Policnë e Shtetit, këtë paçavure të Ramës dhe ushtarëve të tij.
Vetting-u në Policinë e Shtetit është ngjyrë mavi, si Rilindja e krimit dhe korrupsionit, që e ka të afërt ditën për të dhënë llogari penale, se me moralin nuk e lidh asgjë.
PS po e përdor vetting-un në Policinë e Shtetit, për të mbajtur në detyrë njerëz që janë ushtarë të saj, që i shërbejnë ‘underground’ dhe që nuk janë të denjë për të mbajtur uniformën e sakrificës.
PS po shkarkon nga detyra profesionistët që janë kundra qeverisjes së socialistëve, dhe po mban njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit.
Ky është më shumë se alarm! Sepse kjo strategji mafioze është një ndër arsyet kryesore pse vendi po mbytet nga krimi dhe korrupsioni përditë e më shumë.
Në 7 vite e gjysmë qeverisje të Rilindjes me në krye të ‘sëmurin mendor’, e keni përdorur Policinë e Shtetit gjithmonë në funksion të Politikës, mjafton të kujtojmë rastet kur i morët frymën me gaz lotsjellës, qytetarëve të ndershëm që kishin dalë për të protestuar kundër jush. Parimi juaj diktatorial është: Partia mbi të gjitha, jo ligji.
Vetting-u në Policinë e Shtetit, komanduar nga Rilindja, nuk po bën gjë tjetër veçse po zbaton urdhrat e bandave për të goditur oficerët e Policisë së Shtetit sipas orekseve kriminale dhe materiale.
Rilindje, po të vjen ora e dhënies llogari, bëhu gati! Shteti do bëhet Shtet, dhe për këtë kanë mbetur vetëm disa muaj.
Shqiptarët mezi po presin, të jeni të bindur që do iu dërrmojnë duke mos ju dhënë asnjë votë. Opozita e Bashkuar – 100 mandate!