Ndërsa fadromat po rrëzojnë Teatrin Kombëtar, pas një aksioni të dhunshëm policor ku u rrahën e u shoqëruan dhjetëra aktivistë, qytetarë dhe artistë, eksponentë të opozitës kanë mbërritur në bulevardin Dëshmorët e Kombit duke bërë thirrje për revoltë popullore.
Lefter Maliqi, deputet në Kuvendin e Shqipërisë I cili e mori mandatin pas dorëheqjes së pothuaj të gjithë deputetëve të PD-së I ka bërë thirrje popullit shqiptar të ngrihet e të marrë zvarrë të gjithë parlamentin e ccdo institucion shqiptar I cili tashmë eshte ilegjitim.
“I gjithë populli të ccohet urgjent e të marrë zvarrë këtë parlament, e ccdo institucion. Ashtu sic shemben Teatrin Kombetar, ashtu te shemben dhe ato” deklaroi Maliqi, ndërsa turma e njerëzve thërriste: Dorëzo mandatin, dorëzo mandatin.
Sipas Maliqit opozita shqiptare ka bërë pakt ne kurriz te Teatrit Kombëtar ndaj populli duhet te marre fatet e tij ne dore.