13:26 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lefter Maliqi ‘zbulon’ pazaret e Lulzim Bashës: Më sakrifikoi për Grida Dumën, ja kujt do i jap votën në Kuvend!

13:09 | 06/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lefter Maliqi ‘zbulon’ pazaret e Lulzim Bashës: Më sakrifikoi për Grida Dumën, ja kujt do i jap votën në Kuvend!

‘’Politika ka nevojë për mua”, kështu e argumentoi në studion e Fax News Lefter Maliqi vendimin për të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Beratit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetares Armela Ferko, Maliqi që ka kaluar sa majtas sa djathtas, u shpreh se interesi i tij i vetëm janë qytetarët që e kanë votuar dhe e kanë mbështetur.

Maliqi tha se vota e tij në Kuvend do të jetë kundër Ramës, ndërsa do të votojë pro vetëm në rastet kur diskutohet Kodi Zgjedhor dhe interesa madhore të vendit.

“Unë e kam thënë edhe më parë që politika ka nevojë për mua, dhe jo unë për politikën. Kam qenë në drejtim të policisë në komisariate të ndryshme të vendit, dhe derimë tani që mbaj postin e zëvenësdrejtorit të burgjeve. Këto problematika që ngre sot PD e kanë zanafillën në vitin 2008, në kodin zgjedhor”, u shpreh Maliqi.

Ndërkohë që ai ka zbuluar dhe krisjen e madhe mes tij dhe Lulzim Bashës, për shkak se sipas tij e ka gënjyer në vitin 2017, ndërsa marrëveshjen e Majit e ka quajtur pazar për interesa të familjes së kryedemokratit.

“Unë e kam thënë që Luli gënjen, e kam pranuar këtë mandat për demokratët që bashkë me mua u lodhën për tre muaj në çadër, që u mbyll për pazare në interes të familjes se Bashes. Unë kam qenë fillimisht me LSI-në dhe më pas kam qenë drejtues i komunës më të madhe në vend që ishte Otllaku. Më pas njihem me të ndjerin Sokol Olldashin dhe pranoj që të jem i treti në listën e Beratit dhe në mënyrë historike PD fiton mandatin e tretë në Berat.

Basha më gënjeu për Bashkinë e Beratit duke vendosur për kandidatin e PR-së, për shkak se donte të kandidonte Grida Dumën në Durrës dhe jo Agron Dukën. Më pas Basha më premtoi që do të isha i pari në listën e PD-së në Berat, dhe më kërkoi që të mos ia tregoja këtë askujt. Më pas më renditi të tretin dhe vuri Eduard Halimin të parin dhe Astrit Veliajn të dytin. 

Në zgjedhjet e 2017-tës dola në fushatë me Ramën, për shkak se lista e Lulit ishte qesharake, dhe sulmet ndaj LSI-së e dëmtuan më shumë PD-në. Le të jetë kryemininstri Rama, unë nuk do i shqitem derisa të plotësohen nevojat e votuesve të mi”, tha më tej Maliqi. Ndërkohë që nëse do të ishte në dorën e tij, Maliqi tha që zgjedhjet duhet të mbaheshin sa më parë.

“Nuk u vlerësova nga LSI, në PD me liderin Berisha e kam thënë dhe e them që e kam pritur me këngë dhe me valle. Unë në Kuvend po hyj si deputet i PD-së, mezi po e pres mandatin, duan të më heqin nga PD le të më heqin. Nëse më pyesni mua, unë dua që të ketë zgjedhje që nesër, le të ndryshohet edhe sistemi në mënyrë që të dëgjohet zëri i qytetarëve”, u shpreh Maliqi.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: lefter maliqimaliqimandati i deputetitpazaret e bashes
Pas

S’ka më lista brenda natës, Lulzim Basha nxjerr mësime. Ja ç’ndodh nga zgjedhjet e ardhshme

Para

Tjetër risi, Messenger ofron versionin ‘dark chat’

Para
Tjetër risi, Messenger ofron versionin ‘dark chat’

Tjetër risi, Messenger ofron versionin ‘dark chat’

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjidhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës, kryetari i komisionit: Gjithçka gati!

Kreditë me probleme ranë sërish lehtë në mars, prekin minimum të ri për 17 vitet e fundit

Kapja e 120 kg kokainë, 8 të arrestuar në Spanjë, mes tyre një shqiptar

Zgjedhjet e 11 majit “blindojnë” burgjet, masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit. Mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

“Është kryevepër”/ Rama inspekton punimet e reja në aeroportin “Nënë Tereza”: Do jetë ndër më të bukurit e Europës

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura edhe të shtunën, më 10 maj/Lehtësim për qytetarët për tërheqjen e kartave të identitetit

Shkodër/Aksident mes dy motorësh në Unazën Lindore, plagoset 24-vjeçari

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Prej 6 ditësh i humbur nën “malin” e rërës dhe kromit, trupi i pajetë i Ardit Beshiri u gjet 4 km larg vendngjarjes

LAJMI I FUNDIT/E zuri poshtë masivi i dheut, gjendet trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.