Lidhur me procesin e legalizimit të kanabisit në vend, kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur kategorikisht kundër, duke thënë se është një damkë për Shqipërinë.
Në konferencë për gazetarët, Berisha deklaroi se Rama po zbaton urdhrat e Soros duke e kthyer vendin tonë në “Escobar-in” e Europës dhe duke mbështetur krimin.
-Legalizimin e kanabisit, komenti juaj?
Berisha: Kategorikisht kundër, për PD dhe për shqiptarët kanabisi është krim dhe vetëm krim. Të legalizosh kanabisin në një vend që me shpejtësi rrufe ngjitet në raportet për trafikimin do të thotë të shpallësh veten ‘Escobar’ të Europës, Rama e bën këtë në zbatim të planit të Soros.
Soros i ka kërkuar OKB-së që do të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drogava pavarësisht se brenda ditës vdesin shumë persona prej tyre në SHBA.
Kjo është damkë e madhe për vendin, mbështetje e fuqishme për krimin dhe pastaj ka deklaruar se do të bëjë anketën me PS për përdorimin e saj.
Discussion about this post