Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku u transferua këtë verë për shumën e 1.5 milionë eurove tek Legia e Varshavës, të paktën kështu thuhej nga klubi polak.
Megjithatë kjo shifër është hedhur poshtë kohët e fundit.
Sipas gazetës “Blick” klubi i Legias për të siguruar shërbimet e Sadikut ka paguar vetëm 500 miojë euro. Në arkat e Zyrihut. Arsyeja e kësaj gënjeshtre nuk thuhet.
Sadiku ëhtë ndër më të paguarit në kampionatin polak. Ai përfiton 35 mijë euro neto, pa përfshirë bonuset dhe shpërblimet e ndryshme që janë të përcaktuara për formën e tij sportive, por edhe për vetë arritjet e skuadrës në fund të sezonit.
Edhe pse i gjendur shpesh herë nën kritika nga mediat vendase ka arritur të tregojë shpesh vlerat e tij duke shënuar gola mjaft të rëndësishëm. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post