Iker Casillas nuk ka lajmëruar ende zyrtarisht tërheqjen nga futbolli i luajtur, por është duke programuar jetën e re.
Portieri i Portos, në fakt, ka komunikuar në kanalet zyrtare kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në federatën e futbollit spanjoll (RFEF).
“Informova Porton, klubin tim! Më shumë se 23 mijë votues presin me padurim rezultatet dhe transparencën. Pse të mos e provoj! Mbështetja juaj është forca ime”, është shprehur Casillas.