Një kontenjer me para është zhdukur. E çuditshme por e vërtetë! Plot 88.3 milionë euro janë zhdukur në Liberi pasi kontenjeri i porositur me kartmonedha të vendin në fjalë nga Kina dhe Suedia është zhdukur pa lënë gjurmë.
Kontenjeri është transportuar me anije deri në portin e Monrovias, kryeqyteti i Liberisë, aty ku president është Geroge Weah, ish-lojtari i Milan, i cili u zgjodh në krye të vendit një vit më parë me premtimin për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë transparencë, një nga problemet më të mëdha të shtetit afrikan, raporton sportplus.
Paratë e zhdukura kapin shifrën e 5% të PBB-së (prodhimit të brendshëm bruto) të vendit afrikan, dhe duke parë varfërinë në këtë vend çështja është kthyer në problem kombëtar. Presidenti Weah ka fajësuar paraardhësin e tij, fituesin e çmimit Nobel, Ellen Johnson Sirleaf, i cili ka mohuar kategorikisht këtë akuzë.
Thelbi i ngatërresës qëndron se paratë janë porositur nga ish-presidenti Sirleaf dy vite më parë, kanë mbërritur në portin e Monrovia nëntorin e kaluar, kur Sirleaf ishte akoma në pushtet dhe janë zhdoganuar mes muajit shkurt dhe mars, kohë kur administrata e re ka marrë pushtetin. Kjo ka bërë që të dëmtohet imazhi i presidentit Weah.
Discussion about this post