Antonio Valencia nuk është më një lojtar i Manchester United. Pas 10 vitesh në “Old Trafford”, ku me fanellën e United luajti 339 ndeshje dhe realizoi 35 gola, mbrojtësi ekuadorian është rikthyer në vendlindje. Valencia fitoi 2 tituj kampionë në Premier League.
Valencia, 33 vjeç, do të luajë me ekipin LDU Quito, që ka zyrtarizuar edhe këtë transferim përmes një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi largohet nga United me koston zero, pasi kontrata e tij me “djajtë” skadon më 30 qershor.
Valencia ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit të skuadra e United. Gjithsesi, sezonin e fundit ai luajti shumë pak (9 ndeshje në total), kjo edhe për shkak të dëmtimeve. Skuadra e LDU Quito është kampione e Ekuadorit.
#CastaDeCampeón pic.twitter.com/zlN5p6iEo3
— LDU Oficial (@LDU_Oficial) June 28, 2019