Granit Xhaka ka reaguar pas dorëheqjes se Arsene Ëenger nga Arsenali
“Të luaj nën urdhrat e juaj një ëndërr e bërë realitet, një nder. Falëminderit bos, një legjendë e madh. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë dhe së bashku ta fitojmë një trofe në fund”, ka shkruar Xhaka.
Arsene Ëenger ishte një ndër trajnerët më jetëgjatë nën drejtimin e nje skuadre, ai e mori drejtimin e Arsenal në vitin 1996. Por “Profesori” francez, pas më shumë se dy dekada të kaluara në pankinën e Arsenal, do të largohet dhe lajmi është konfirmuar nga vet Arsene Ëenger në një deklaratë emocionuese në faqen zyrtare të Arsenal.
“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe diskutimit me klubin, ndjejë se është koha e duhur për mua që të largohem në fund të këtij sezoni. Jam shumë mirënjohës që kam pasur privilegjin t’i shërbejë klubit për kaq shumë vite të paharrueshme”, filloi deklaratën e tij Wenger.
“E kam menaxhuar klubin me angazhim dhe integritet të madh dhe dëshirojë të falënderojë stafin, lojtarët, drejtorët dhe tifozët, të cilët e bëjnë këtë klub të jetë i veçant”.
“Kërkoj nga tifozët të qëndrojnë prapa skuadrës, ndërsa të gjithë adhuruesve të Arsenal, u them të kujdesen për vlerat që bart ky klub. Do keni dashurinë dhe përkrahjen time përgjithmonë”, përfundoi deklaratën e tij Arsene Wenger. (B.H/Faxweb)