07:46 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Lehtësisht e verifikueshme, nga ajri dhe toka”/ Denoncimi i PD për mbetjet, Muçollari: Lënda toksike qëndroi në Portin e Durrësit për ditë të tëra

09:24 | 25/08/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Lehtësisht e verifikueshme, nga ajri dhe toka”/ Denoncimi i PD për mbetjet, Muçollari: Lënda toksike qëndroi në Portin e Durrësit për ditë të tëra

Grigels Muçollari, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me skandalin e eksportit të mbetjeve toksike nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës.

Në një postim në Facebook, Muçollari ka akuzuar qeverinë si ndërmjetësin kryesor të këtij trafiku, duke përmendur të gjitha hallkat e saj.

Ai tha se lënda toksike ka qëndruar për ditë të tëra në kalatën e Portit të Durrësit ndërsa bëri përgjegjëse institucionet të cilat nuk e kanë parë ngarkesën që pritej të eksportohej.

Reagimi i plotë:

Ndërmjetësi njihet, është qeveria! Jim Puckett êshtë një nga emrat më prezentë në mediat tona këto ditë. Ai është nga më të shqetësuarit dhe ndoshta i pari qê ka sinjalizuar trafikun e mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.

Në intervisten e fundit dhënë për Birn, një nga momentet ku drejtori i ‘Basel Action Network’ vendos theksin është se autoritetet, pra drejtësia, duhet të idetifikojë se kush është gjeneruesi i ketyre mbetjeve, dhe kush është ndërmjetësi në trafik.

Ndersa ka ende debate se kush është gjeneruesi, pasi institucionet tona të kapura gafil kanë nxjerrë variante e alibi të ndryshme, është krejt e qartë, në driten e diellit se cili është ndermjetësi.

Ndërmjetësi është qeveria shqiptare. Ndërmjetësi i trafikut është qeveria, permes gjithê hallkave të saj; doganat, kapiteneria, drejtuesi i Portit, Ministrja e Mjedisit.

Kjo lehtësisht e verifikueshme nga ajri dhe nga toka.

Foto janë publikuar në media të sasisë së mbetjeve që presin në kalaten lindore të portit, për t’u transportuar. Ku janë këto që i paskan shpetuar syrit vigjilent të qeverisë që di çdo gjë për gjithkend? Krejt ngjitur me projektin e Durrês Marina, të Alabarit, me të cilin kryeministri mburret tash sa vite.

Dhe sigurisht, pagezuesi i këtij plani, shefi i qeverisë, nuk i do ato pirgje të shemtuara e të rrezikshme aty afër. Me siguri ka dhënë urdhêr për largimin e tyre.

Për lehtësimin e aktivitetit ka menduar Ministrja Kumbaro, e cila ka firmosur liçensen për kompaninë që bente transportin.

Kur u pyet ditet e para të skandalit kjo Ministri, beri të padituren, reagoi sikur nuk kishte asnjë lidhje me çfarë kishte ndodhur.

Po teksa Edi Rama ka instaluar një sistem ku pergjon kundershtarin, ku për çdo banor ka një patronazhist, nuk e di ai që dergoi satelitet shqiptarë në qiej, çfarë ndodh në Durrës?

Çfarë ndodh me tonetala mbetje të rrezikshme?

Qeveria dhe Kryeministri e dinë shumë mirë. Ata janë jo vetëm të perfshirë, por janê vetë ndermjetësi. Një nga pyerjet që ngre Puckett, e ka pêrgjigjen gati. Çeshtja është se kush do ta vendosê pêrpara përgjegjêsisë ndërmjetësin?

Kush do ta hetojë gjithë zinxhirin, dinjitarët që kanë nga një dorë aty? Kush do ta therrasë e komunikojë akuzen për Gazhelin, Vengun, Kumbaron?

Prokuroria e Durrësit vallë?!

Kjo është ana tjetër e errët e skandalit të trafikut nderkombëtar të mbetjeve. Që është mungesa e drejtësisë dhe imuniteti që ka qeveria para ligjit.

Asnjë hetues e prokuror nuk shkon dot tek bosi i madh e këtë e kanë vertetuar deri më tani skandalet e korrupsionit si ato të inceneratorëve dhe të aferes 5D.

Pas

Transporti i mbetjeve toksike, reagon ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Mjedisit

Para

Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA

Para
Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA

Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjedi në një park ujor në Britani, humb jetën një vajzë 4-vjeçare

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt/ Viktima ish-polic kishte vrarë në ‘95, pas arrestimit u arratis në ‘97. U ekzekutua sot te dera e shtëpisë

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.