Në një lidhje live Kryeministri Edi Rama është shprehur se nga e hëna do nisë kufizimi i ri për lëvizjet e qytetarëve edhe në fashën e lejuar dhe do t’ju duhet leja nga aplikacioni që ka ngritur qeveria për ata persona që duan të dalin për pazare apo blerje të ndryshme. Sipas Ramës nga ky rregull përjashtohen vetëm ata që duhet të shkojnë në punë, këta të fundit nuk do të kenë nevojë për autorizim.
Rama ka theksuar se pensionistëve nuk do t’u jepet kjo e drejtë për të lëvizur online dhe se ata që kanë fëmijët në një bllok pallatesh apo lagje afër të furnizohen me ushqime.
Të tjerët që nuk kanë fëmijë të disponueshëm për t’i ndihmuar shteti do t’u vijë në ndihmë.